Franca do të hapë kufijtë e saj brenda Evropës më 15 qershor ndërsa më 1 korrik gradualisht kufijtë e saj jashtë Evropës të cilat u mbyllën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe ministri i Brendshëm, Christophe Castaner në një deklaratë të përbashkët me shkrim njoftuan se pas përmirësimit të situatës lidhur me pandeminë dhe rekomandimit të Komisionit Evropian (BE) do të hapin kufijtë e tyre brenda Evropës më 15 qershor.
Për personat që vijnë në Francë nga vendet e Evropës do të hiqet detyrimi për të qëndruar në karantinë për 14 ditë thuhet në deklaratën në të cilën shpjegohet se në kuadër të reciprocitetit personave që vijnë nga Spanja dhe Britania e Madhe u rekomandohet të qëndrojnë në karantinë 14 ditë.
Në deklaratë thuhet se mbi rekomandimin e KE-së, Franca do të hapë gradualisht më 1 korrik kufijtë e saj jashtë Evropës dhe se studentët mund të vijnë në vend pavarësisht se nga cili vend janë.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...