Një grua franceze është dënuar me 10 burg, pasi ka ndihmuar djalin e saj xhihadist në Siri.
Christine Riviere iu dha dënimi maksimal për “angazhimin e pandërprerë” të saj ndaj xhihadit dhe se ka ndihmuar një numër të madh grash të udhëtojnë drejt Sirisë për t’u martuar me xhihadistët, përfshirë edhe djalin e saj, transmeton portali arbresh.info
51-vjeçarja, e njohur me nofkën “mama xhihad”, është dënuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste.
Dënimi vjen një javë pas dënimit të dhënë për një grua tjetër, Nathalie Haddadi, nënë e një tjetër xhihadisti, të cilës i është dhënë dënim dyvjeçar për financimin e terrorizmit pas transferimit të parave tek ai.
Riviere u konvertua në Islam në vitin 2012 dhe udhëtoi tri herë në Siri për të takuar djalin e saj Tyler Vilus.
Vilus besohet se ka qenë i afërt me Abdelhamid Abaaudit, organizatorin e sulmeve terroriste në Paris.
Ai u arrestua në Turqi në vitin 2015 dhe po pret gjykimin në Francë.
Riviere u arrestua në korrik 2012, ndërsa po përgatiste një vizitë të katërt në Siri./arbresh.info/
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...