Franca i ka dëbuar dy shtetas të Marokut të cilët sipas saj përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë në vend pasi që janë radikalizuar si militantë islamikë, kështu ka thënë mbrëmë vonë ministria e Brendshme franceze.
“Duke marrë parasysh kërcënimin serioz që përbën qëndrimi i tyre i vazhdueshëm në Francë, ministria e Brendshme ka vendosur që t’i dëbojë ata menjëherë,” thuhet në komunikatë të ministrisë franceze, pa u dhënë ndonjë detaj shtesë për individët, transmeton Express.
Por, njoftoi se vetëm në muajin gusht, gjashtë dëbime të ngjashme janë bërë, duke e çuar numrin total të të dëbuarve në 15 që nga fillimi i këtij viti.
Franca është në alarmim të lartë pas një serie sulmeve militante islamike që nga janari i vitit të kaluar, që kanë vrarë në total 236 njerëz.
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...