Autoritetet ukrainase thonë se kanë arritur të transferojnë 71 fëmijë nga një jetimore në Sumy në një zonë më të sigurt.
Foshnjat ishin strehuar në një bunker gjatë javëve të fundit, transmeton portali arbresh.info
Trupat ruse kanë rrethuar qytetin në veri-lindje dhe ka pasur bombardime këtë javë.
“Me mundësinë e parë për t’u evakuuar përmes korridorit humanitar, ne i morëm fëmijët nga jetimorja e specializuar në zonën e luftimit,” tha Dmytro Zhyvytskyi, guvernatori i rajonit.
Ai ka shpërnadarë fotot e fëmijëve në Facebook.
“Këta janë fëmijë që nuk kanë prindër (për arsye të ndryshme) dhe shumica e tyre kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, shtoi ai.
Ai ka theksuar se disa fëmijë kanë mbetur nën kujdesit e stafit spitalor./arbresh.info/

Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...