Autoritetet ukrainase njoftuan se kanë goditur me raketa një aeroport ushtarak rus në gadishullin e Krimesë. Forcat ajrore ruse po e përdornin këtë aeroport për të nisur sulmet në territorin e saj.
Në muajt e fundit, Kievi ka shumëfishuar sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi në Krime dhe në këtë mënyrë, Flota e Detit të Zi të Marinës Ruse, me qendër në Sevastopol, u detyrua të zhvendoste anijet e saj luftarake diku tjetër, në porte më të sigurta.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi gjithashtu se baza ajrore Saki në Krimenë perëndimore u godit.
Pothuajse dy vjet e gjysmë pas shpërthimit të luftës, forcat ukrainase theksojnë se së fundmi kanë goditur disa sisteme ruse të mbrojtjes ajrore të vendosura në Krime, duke përfshirë grupet S-300 dhe S-400./abcnews.al/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari