Forcat ruse kanë sulmuar me raketa një shkollë në rajonin verilindor të Kharkiv, sipas guvernatorit të rajonit, Oleh Synyehubov.
Raketa ka godititur ndërtesën në distriktin Shevchenkiv në orën 4 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ekipet e shpëtimit tani po kërkojnë në gërmadha, tha Synyehubov në një deklaratë në Telegram.
Synyehubov gjithashtu tha se forcat ruse kishin “bastisur qytetet dhe fshatrat e Kharkiv, Izyum dhe Bogodukhiv” dhe ndërtesat e banimit dhe strukturat e tjera në rajon janë shkatërruar si rezultat i bombardimeve.
Ditën e djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia kishte goditur brutalisht Kharkiv, Kramatorsk dhe Sloviansk me sulme me raketa, duke shkaktuar 6 viktima dhe duke plagosur 20 vdekur vetëm në Sloviansk, shkruan sky news, transmeton arbresh.info.
Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se kishte goditur infrastrukturën ushtarake të Kharkiv, i cili është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës. Rreth 44 milje nga Kharkiv, në anën ruse të kufirit.
Kremlini raportoi gjithashtu shpërthime edhe në Belgorod, për të cilat tha se u vranë të paktën tre persona dhe shkatërruan ndërtesat e banimit. /arbresh.info/
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...