Avionët e forcave ajrore australiane kanë përfunduar misionin e tyre të parë në Siri gjatë natës, njoftoi sot Departamenti australian i Mbrojtjes.
Sulmet u kryen vetëm tri ditë pasi qeveria australiane ra dakord për një kërkesë të SHBA-së për t’u bashkuar me forcat e koalicionit për bombardimin e bazave të Shtetit Islamik brenda Sirisë.
Dy avionë australianë të forcave ajrore, tip F/A-18 Hornets dhe një avion komandues E-7A u përfshinë në mision.
Kryeministri australian, Tony Abbott i tha sot partisë së tij se Australia është përgjigjur me forcë ndaj kërcënimit që vjen nga Shteti Islamik.
Forcat e koalicionit, që kaluan kufirin për në Siri për të goditur bazat e ISIS, përfshinin SHBA-të, Kanadanë, Jordaninë, Bahreinin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Franca dhe Britania e Madhe pritet gjithashtu të kryejnë sulme brenda Sirisë.
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...