Një person i armatosur në Finlandë ka vrarë një këshilltar të qytetit lokal dhe dy gazetarë. Policia arrestoi një të dyshuar 23-vjeçar i cili nuk i ka rezistuar arrestimit.
Kryetarja e këshillit të qytetit Imatra dhe dy gazetarëve femra janë vrarë në një zonë për këmbësorë jashtë një restaurant rreth mesnatës të së shtunës, tha zëdhënësja e policisë Heli Jamsen-Turkki, transmeton arbresh.info.
Policia ka deklaruar se vrasjet nuk kanë motiv politik dhe kanë shtuar se viktimat dhe personi i armatosur nuk janë njohur mes vete.
“Të gjitha indikacionet janë se personi i armatosur i zgjodhi viktimat rastësisht,” thuhet në deklaratën e policisë.
Qindra njerëz ndezën qirinj jashtë restaurantit në Imatra, qytet juglindor me rreth 230 kilometra në lindje të kryeqytetit, Helsinki./Arbresh.info
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...