Qeveria e Finlandës ka vendosur të rihap kufijtë për udhëtarët nga vendet Baltike dhe Skandinave që nga e hëna, por në këto vende nuk përfshihet edhe Suedia.
Ministrja e Punëve të Brendshme Maria Ohisalo ka thënë se situata në Suedi, vendi i cili ka zgjedhur që të mos e izoloj vendin sic kanë bërë vendet e tjera, nuk ka lejuar “mundësinë e heqjes së kufizimeve”, shkruan arbresh.info
Kufijtë e vendit do të rihapen për personat që do të udhëtojnë nga dhe për në Norvegji, Danimarkë, Islandë, Estoni, Lituani, Letoni po jo për personat që vijnë nga kufiri verior me Suedinë dhe ai lindor me Rusinë.
Qeveria gjithashtu ka lejuar edhe tubimet me mbi 500 persona vetëm me kusht të ruajtjes së distancës sociale./arbresh.info/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...