Finlanda ka komentuar bilancin me COVID-19 prej kur vendosi për rihapjen e shkollave.
Finlanda nuk ka parë asnjë provë që koronavirusi të përhapet më shpejt që kur shkollat filluan të rihapen në mes të majit, tha zyrtari i lartë shëndetësor të enjten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
“Koha ka qenë e shkurtër, por deri më tani nuk kemi parë prova,” tha Mika Salminen, drejtore e sigurisë shëndetësore në Institutin finlandez të shëndetit dhe mirëqenies, në një konferencë për shtyp.
Finlanda filloi të rihapë shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor nga 14 maj pas një mbyllje gati dy-mujore, transmeton lajmi.net.
Të enjten, autoriteti shëndetësor i vendit raportoi se 51 më shumë njerëz kishin testuar pozitivë për koronavirus. Vendi deri më tani ka regjistruar 313 vdekje nga shpërthimi i tij.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...