Një gjykatë në Finlandë ka dënuar ish-kreun e policisë antidrogë të Helsinkit me 10 vite burg.
Jari Aarnio u kap duke ndihmuar një bandë duke importuar 800kg hashash nga Holanda me qëllim të shitjes në Finlandë gjatë viteve 2011-2012, transmeton arbresh.info.
Aarnio u shpall fajtro për pesë krime që lidhen me drogë dhe për 17 vepra tjera. Ai kaloi 30 vite në fuqi antidrogë dhe u arrestua në vitin 2013.
Përkundër denimit, Aarnio i ka mohuar të gjitha akuzat.
Niveli i krimeve në Finanlandë është relativisht i ulët krahasuar me shumicën e vendeve në Evropë.
Në indeksin global të hartuar nga Transparency International, Finlanda llogaritet si i vendi i dytë me më pak korrupsion. Danimarka mban vendin e parë./Arbresh.info
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...