Qeveria finlandeze ka propozuar mbylljen në pesë qytete, përfshirë kryeqytetin Helsinki, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas propozimit, qytetarët do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për një numër të kufizuar arsyesh, të tilla si sigurimi i ushqimit, dhe shkelja e masave do të dënohet, transmeton portali arbresh.info
Finlanda pritet që të bllokohet për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Bllokimi pritet të votohet në Parlament dhe duhet të vlerësohet nga Komiteti për të Drejtën Kushtetuese, raporton Reuters. Në fillim të këtij muaji, qeveria mbylli restorantet dhe shkollat e mesme në të gjithë vendin./arbresh.info/
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...