Ka filluar takimi mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 në Romë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdojnë takimet bilaterale të presidentit Erdoğan në Qendrën e Kongreseve Nuvola, ku po mbahet Samiti.
Në kuadër të kësaj ka filluar takimi i presidentëve Erdoğan dhe Biden.
Në lidhje me pyetjen e një gazetari amerikan para takimit se “Vallë planifikoni t’i jepni Turqisë F-16-shet?”, presidenti amerikan Biden tha: “Planifikojmë një bisedë të mirë”.
Takimi zhvillohet mbyllur për media ndërsa merr pjesë edhe kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu./AA/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi