Fëmija 1 vjeç kërcen nga kati i V-të, por shpëtohet nga banorët (Video)

13:07 | 11 Mars 2016
M. A.
Ky është momenti kur një fëmijë vetëm 1 vjeç kërcen nga kati i pestë por shpëtohet nga banorët e lagjes të cilët e prisnin poshtë.
Familjarët e tij thanë se ai ishte duke luajtur në ballkon, dhe për një moment filluan të dëgjonin britma nga jashtë. Kur dolën në ballkon panë që fëmija tyre kishte kërcyer, transmeton lajmi.net.

Banorët ishin tmerruar nga ky rast dhe thanë se në përgjithësi prindërit në Kinë i kushtojnë shumë pak vëmendje të vegjëlve.

Fëmija është dërguar në spital edhe pse nuk ka pësuar lëndime trupore.

Shpërndaje në rrjete sociale