FBI-ja ka hetuar gjashtë anëtarë demokratë të Kongresit Amerikan, të cilët në një mesazh video u thanë anëtarëve të ushtrisë se mund të refuzojnë ligjërisht të zbatojnë urdhra të paligjshëm, tha një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë për Reuters të martën.
Ky veprim vjen një ditë pasi Pentagoni kërcënoi se do të thërrasë në detyrë aktive senatorin Mark Kelly, një veteran të Marinës dhe një nga gjashtë ligjvënësit, për t’u përballur potencialisht me akuza ushtarake për atë që Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e përshkroi në mediat sociale si akte “kryengritjeje”.
Presidenti Donald Trump , për të cilin kritikët kanë thënë se është përpjekur të shfrytëzojë pushtetin e qeverisë për të shtypur disidentët, akuzoi gjashtë demokratët për kryengritje dhe tha në një postim në rrjetet sociale se krimi dënohet me vdekje .
Zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se intervistat e FBI-së me ligjvënësit ishin për të përcaktuar “nëse ka ndonjë shkelje dhe pastaj për të vazhduar nga aty”. FBI-ja drejtohet nga Kash Patel, i emëruar nga Trump./euronews.al
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...
Ulutas vizitë në Bruksel, Shekerinska: NATO e përkushtuar pë...