
Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, speak during a press briefing with the coronavirus task force, at the White House, Monday, March 16, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci pranoi se koronavirusi mund të mos eliminohet kurrë dhe se “pjesa më e madhe e botës” mbetet në fazën e pandemisë.
Fauci, këshilltar i Presidentit amerikan Joe Biden dhe Drejtori i Sëmundjeve Infektive në Institutet Kombëtare të Shëndetit, e bëri këtë vlerësim gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbi pandeminë.
“Do të jetë shumë e vështirë, të paktën në të ardhmen e afërt dhe ndoshta përgjithmonë që të eliminohet ky virus shumë i transmetueshëm,” tha ai. Duke dhënë një perspective historike, Fauci i cituar nga VOA, u shpreh se “ka pasur vetëm një sëmundje njerëzore që është zhdukur dhe kjo është lija.
“Ai shpjegoi se “pjesa më e madhe e botës” është ende “në disa drejtime në fazën e pandemisë”, por “po sheh tani një rënie të ritmit” të rasteve të reja. Më tej, shtoi se ekspertët e kujdesit shëndetësor “po përpiqen për një shkallë të kontrollit të virusit që do të na lejonte të jemi në gjendje t’i kthehemi normalitetit që të gjithë e presim me padurim”.
Ai theksoi se një nivel i përshtatshëm kontrolli mund të arrihet përmes vaksinimeve, teksa vuri në dukje se SHBA ende ka “rreth 66 milionë persona që kanë të drejtën të imunizohen, që mbeten të pavaksinuar.”
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...