Një sulm kibernetikë ka prekur faqen e internetit të Parlamentit Evropian pak pasi miratoi një rezolutë që njeh Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit.
Përgjegjësi për komunikim me publikun i këtij parlamenti, Jaume Duch, përmes një postimi në Twitter e përshkroi atë si një sulm të shpërndarë të DDOS, që është një përpjekje për të hequr një faqe interneti jashtë linje duke e mbingarkuar me “trafik interneti”.
Rezoluta e Parlamentit Evropian tha më herët se “sulmet dhe mizoritë e qëllimshme të kryera nga forcat ruse dhe përfaqësuesit e tyre kundër civilëve në Ukrainë, shkatërrimi i infrastrukturës civile dhe shkelje të tjera serioze të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar përbëjnë akte terrori dhe krime lufte”.
Masa, e cila është kryesisht simbolike sepse nuk është detyruese, kaloi me shumicë dërrmuese./arbresh.info/
?The availability of @Europarl_EN website is currently impacted from outside due to high levels of external network traffic.
This traffic is related to a DDOS attack (Distributed Denial of Service) event.
EP teams are working to resolve this issue as quickly as possible.— Jaume Duch (@jduch) November 23, 2022
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...