Të paktën nëmbëdhjetë persona u vranë dhe 41 u plagosën në një seri sulmesh, përfshirë një sulm kamikaz, ndaj institucioneve të kishave në Surabaya, qyteti i dytë më i madh i Indonezisë, njoftoi policia lokale.
”Bilanci i fundit raporton për njëmbëdhjetë të vdekur dhe 41 të plagosur”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Frans Barung Mangera.
Sulmi kamikaz që kishte në shënjestër tri kisha në Indonezi u mor përsipër nga grupi i Shtetit Islamik me përfshirjen e gjashtë anëtarëve të së njëjtës familje si dhe dy fëmijëve të tyre, përcjell Atsh
Arkipelagu i Azisë Juglindore, zona me popullsi myslimane më e populluar e botës është në gjendje gadishmërie që prej një seri sulmesh të kryera këto vitet e fundit, përfshirë ato të grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) dhe pakicave fetare të cilat përballen me një urrejtje në rritje.
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...