Djali i Jamal Khashoggit, gazetarit saudit, i cili u vra brenda një konsullate saudite në vitin 2018, ka thënë se ai dhe vëllezërit e tij i kanë falur vrasësit e babait të tij.
Përmes një postimi në Twitter më 22 maj, Salah Khashoggi tha se familja e tij po i falte përgjegjësit për vdekjen e babait të tij.
Falja, sipas tij, bëhet si pjesë e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.
Jamal Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.
Ai ishte kolumnist i gazetës amerikane Washington Post.
Zyrtarët sauditë kishin thënë se vdekja e tij ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” dhe nuk ishte organizuar nga shteti.
Por, autoritetet më vonë ndryshuan deklarimin e tyre dhe thanë që Khashoggi ishte vrarë në një operacion të fshehtë nga një ekip që kishte shkuar ta rrëmbente atë dhe ta sillte në Arabinë Saudite.
Dhjetorin e kaluar, një gjykatë saudite dënoi me vdekje pesë persona, për rolin e tyre në vrasjen e tij.
Megjithatë, një hetues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një hetim të pavarur të rastit. /REL
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...