Ish presidentët George HW Bush dhe George W Bush i kanë bërë thirrje SHBA-ve që të ‘refuzojnë fanatizmin racor, antisemitizmin dhe urretjen në të gjitha format’.
Këta bëhen figurat e fundit republikane që kundërshtojnë komentet e Presidentit Trump, i cili fajësoi ‘të dy palët’ për përlasjet e dhunshme në Virxhinia, transmeton portali arbresh.info
“Në kohën që lutemi për Charlottesville, kujtojmë të vërtetat thelbësore të hedhura në Deklaratën e Pavarësisë nga baballarët e kombit; të gjithë jemi njësoj kur lindim dhe të mveshur me të drejta të barabarta nga Krijuesi ynë. Këto të vërteta janë të përhershme dhe nuk do të zhbëhen asnjëherë në vendin tonë të madh”, thuhet në deklaratën e Bushëve.
Protesta e arriti kulmin pasi një grua humbi jetën dhe rreth 20 të tjerë u plagosën pasi një makinë u fut në mesin e protestës.
SHBA-të janë duke u përballur me një debat të egër mbi racizmin, i cili u nxit nga kjo protestë./Arbresh.info
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike