Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Sllovenia është avokate e fuqishme e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“BE duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE. Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka shkruar Fajon.
Fajon po merr pjesë në takimin e Liderëve të Mynihut.
Takimet e Liderëve të Mynihut bashkojnë një grup ekskluziv me deri në 75 pjesëmarrës të nivelit të lartë për të diskutuar në lidhje me sfidat aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë me theks të veçantë në një kontekts specifik rajonal.
Takimet zhvillohen deri në dy herë në vit në kryeqendra të ndryshme të botës.
Takimet e Liderëve të Mynihut mundësojnë një shkëmbim të hapur dhe interaktiv midis vendimmarrësve të nivelit të lartë dhe ekspertëve të lartë nga e gjithë bota./arbresh.info/
The #EU must keep its promise & show that #WesternBalkans have a realistic chance of advancing on ?? path. #Slovenia is a strong advocate of granting candidate status to ?? & visa liberalization to ??, and of opening new chapters with ??&??. – @tfajon at Munich Leaders Meeting. pic.twitter.com/7Kr1QphXbk
— MFA Slovenia (@MZZRS) November 28, 2022
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...