Kompania e gjigante ‘facebook’ ka paralajmëruar se do të mbyllë sistemin e tij të njohjes së fytyrës dhe do të fshijë gjurmët e mbi 1 miliard përdoruesve.
Gjiganti i mediave sociale është shprehur se ky ndryshim pritet të përfaqësojë një nga transformimet më të mëdha në përdorimin e njohjes së fytyrës në historinë e teknologjisë, shkruan ‘Reuters’ transmeton arbresh.info
Mësohet se më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në ‘facebook’ kanë zgjedhur identifikimin përmes fytyrës, heqja e këtij sistemi, do të rezultojë me fshirjen e të dhënave të mbi 1 miliard personave.
Zv.drejtori i inteligjencës artificiale për kompaninë Meta, Jerome Pesenti tha se kompania po përpiqet të marrë në shqyrtim rastet e përdorimit pozitiv të tekonoligjisë, kundrejt shqetësimeve në rritje të shoqërisë, veçanërisht pasi ende nuk janë përcaktuar rregulla të qarta.
Kujtojmë se më shumë se një e treta e përdoruesve aktivë në ‘facebook’, kanë zgjedhur që fytyrat e tyre të njihen nga sistemi i rrjetit social.
Kjo shifër shkon në gati 640 milionë njerëz. / arbresh.info/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...