Një shkollë në Gjermani është evakuuar pasi një person me armë është parë në kopsht duke ngjallur kështu aksion tek policia.
Alarmi për mundësinë e ndonjë sulmi ishte ngritur në shkollën Friedrich Ebert në Esslingen afër Shtutgartit mëngjesin e sotëm duke iu thënë nxënësve që të barrikadoheshin në klasët e tyre, transmeton arbresh.info.
Policia ka bërë kërkime në hapësirën përreth vendit ku thuhej se po qëndronte personi me armë në dorë por nuk ka arritur që ta arrestonte të dyshuarin pasi mendohet se kishte ikur me një motoçikletë.
Ndërkohë, i dyshuari thuhet se dukej sikur të ishte i moshës nga 17 deri në 18 vjeç./Arbresh.info.
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...