Policia ka arrestuar rreth 130 persona të dyshuar për kontrabandë me qenie njerëzore nëpër Europë, njoftoi Europol, e cila ka selinë e saj në Amsterdam.
Në operacionin e përbashkët të javës së kaluar morën pjesë 22 vende dhe në aksion u identifikuan më shumë se 100 viktima të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, raporton Reuters, duke iu referuar një deklarate të Europol, transmeton portal arbresh.info
Gjatë operacionit, i cili u koordinua nga agjencia europiane e mbrojtjes së kufijve Frontex, pothuajse një milion njerëz dhe rreth 200,000 automjete u kontrolluan në kufijtë tokësorë dhe detarë dhe në aeroporte.
Rreth 22,500 oficerë policie u angazhuan në atë aksion gjithëpërfshirës së bashku me 15 vende të BE-së, dhe policia e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Ukrainës, Britanisë së Madhe dhe Lihtenshtajnit gjithashtu morën pjesë, sipas Reuters./arbresh.info/
Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, akt historik për kombin s...
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...
Ylber Ramadani realizon gol të bukur ndaj Cagliarit
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...