Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se lufta e Turqisë kundër trafikimit të të lëndëve narkotike paraqet goditje edhe për organizatat terroriste, raporton AA.
“Varësia dhe terrorizmi ngjajnë me njëri-tjetrin”, tha Erdogan në një simpozium ndërkombëtar mbi narkotikët dhe shëndetin, duke shtuar se efikasiteti i luftës kundër këtyre dy dukurive arrihet duke shteruar burimin e tyre.
Ai theksoi se lufta kundër produkteve që shkaktojnë varësi është gjithashtu një mënyrë për t’i shteruar burimet e terroristëve.
Erdoğan tha se nuk është rastësi që droga, alkooli dhe produktet e duhanit janë resurs i organizatave terroriste.
Ai shtoi se rezultatet më të rëndësishme të luftës së Turqisë kundër terrorizmit kanë qenë një goditje e madhe kundër të gjitha llojeve të kontrabandës së narkotikëve.
“I bëj thirrje mbarë botës për bashkim rreth një lufte parimore kundër terrorizmit e cila do të japë rezultate”, tha Erdoğan.
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri