Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalosi programin zgjedhor të Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për zgjedhjet e ardhshme të 24 qershorit, duke u zotuar të kthejë vendin në një komb me të ardhura të larta, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan shpalosi programin zgjedhor të titulluar “Parlament i fortë, qeveri e fortë, Turqi e fortë” në Ankara.
“Qëllimi i ri i Turqisë është të jetë ndër vendet me të ardhura të larta”, tha ai.
“Turqia jo vetëm që do të jetë e pavarur në industrinë e mbrojtjes, por gjithashtu do të bëhet një nga vendet kryesore eksportuese”, shtoi presidenti turk.
Erdoğan theksoi se do të rrisin shkallën e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore të grave në mbi 40 përqind deri në fund të vitit 2023.
Erdoğan gjithashtu tha se AK Parti do të arrijë një ekonomi të lartë e të qëndrueshme, së bashku me një rritje të pjesëmarrjes së Turqisë në ekonominë botërore në 1,5 për qind.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...