Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi i tij, që aktualisht ka shpallur plane për blerjen e sistemeve raketore tokë-ajër të prodhimit rus të tipit, S-400, është i interesuar edhe për furnizim me raketa të reja ruse, që janë në zhvillim e sipër.
“Në bisedimet tona me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ne nuk mendojmë të ndalemi me S-400. Ne kemi pasur biseda për S-500, po ashtu”, ka thënë Erdogan, raportojnë sot mediat turke.
Lëvizja e Turqisë, anëtare e NATO-s, për të blerë raketa ruse të tipit, S-400, nga disa në kryeqytetet perëndimore është shikuar si mospërfillje e aleancës, në periudhën e tensioneve me Rusinë, për shkak të rolit të Moskës në luftërat në Siri dhe në pjesën lindore të Ukrainës.
Marrëveshja për raketat S-400, e shpallur muajin e kaluar, po ashtu, ka shkaktuar shqetësim pasi armatimet ruse nuk mund të integrohen në mbrojtjet e shteteve anëtare të NATO-s.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...