Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se është i kënaqur për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet.
Këto komente, shefi i shtetit turk i bëri pas takimit që pati në Beograd me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Erdogan theksoi se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë që mundet për të arritur një zgjidhje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë vetëm me letërnjoftim, ndërsa sa i përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje të tjera problematike”, tha ai./arbresh.info/
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën