Erdogan: Po bëjmë përgatitjet për Kushtetutën e parë civile të vendit

16:32 | 6 Tetor 2021

Presidenti i Turqisë dhe njëherësh kryetar i AK Partisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se po bëhen përgatitjet e nevojshme brenda kësaj partie për Kushtetutën e parë civile të Turqisë.

“Nëse koordinojmë përgatitjet tona kushtetuese draftin kushtetues të partive tjera, mund të përfundojmë këtë punë brenda Parlamentit para përfundimit të vitit legjislativ”, tha Erdoğan në një fjalim para grupit parlamentar të AK Partisë.

“Ju keni punuar vërtet shumë në mandatin tuaj deri më tani, keni kryer aktivitete shumë të rëndësishme. Shpresoj se do të vazhdoni të punoni në parlament në të njëjtën mënyrë si në të gjitha qytetet tona”, shtoi Erdogan.

Ai theksoi se partitë e tjera duhet të informojnë opinionin për propozimet e tyre kushtetuese.

“Në rast se kompromisi nuk mund të arrihet, si parti politike, ne të gjithë do të jemi në peshoren e popullit në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2023. Me kënaqësi të madhe, ne do të respektojmë vendimet e kombit tonë në kutitë e votimit”, u shpreh Erdoğan.

Kushtetuta aktuale e Turqisë u krijua pas një grusht shteti në vitin 1980 dhe presidenti Erdoğan ka bërë përpjekje për hartimin e një Kushtetutë e re nën sundimin civil.

Më herët gjatë vitit, presidenti turk u bëri thirrje të gjitha partive politike që të jenë pjesë e procesit, ndërsa thirrjes iu përgjigj

Në fillim të këtij viti, presidenti turk u bëri thirrje të gjitha partive politike të jenë pjesë e procesit, një thirrje e mbështetur nga Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), aleate e AK Partisë në Aleancën Popullore.

Erdoğan kohët e fundit tha se Partia AK planifikon të bëjë publike draftin e saj për një kushtetutë të re civile në fillim të vitit 2022.

Ai vuri në dukje se duke kaluar në sistemin e udhëheqjes presidenciale, Turqia bëri një hap shumë të rëndësishëm në rrugën e përparimit, i cili ishte evident gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Derisa shumë vende, përfshi vendet e zhvilluara, vazhdojnë të luftojnë me vështirësi politike, ekonomike dhe sociale, ne kemi arritur të lëvizim pozitivisht në të gjitha fushat, nga shëndetësia e deri në industri”, tha Erdogan./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara