Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se Turqia po bën atë që është e nevojshme me operacionin e forcave turke në Afrin, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne u thamë të mos fillojnë t’i sulmojnë trojet tona dhe të mos na i vështirësojnë kufijtë tanë. Nuk dëgjuan. Këtë ua kemi thënë edhe atyre që duken si aleatë tanë. U thamë se bëhet fjalë për PKK-në dhe se këta janë PYD. Këta janë të njëjtë, janë YPG. U thamë të mos hyjnë në Rakka së bashku me terroristët”, tha Erdoğan në një fjalim para qytetarëve në Uşak të Turqisë, ku mbahet Kongresi i Gjashtë i Zakonshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
“U thamë se DEASH është organizatë terroriste, andaj të mos e mposhtin një organizatë terroriste me një tjetër, por këtë punë ta rregullojmë së bashku. Nuk dëgjuam. ‘Mirë, ju dini’, u thamë. Tani ne po bëjmë gjënë e nevojshme. Po e kryejmë vetë punën tonë”, shtoi Erdoğan.
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) njoftuan fillimin e operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin në veri të Sirisë kundër objektivave të organizatës terroriste PYD/PKK.
Në një njoftim nga Shtatmadhoria e Turqisë, thuhej se operacioni ajror po zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë dhe në kuadër të së drejtës ndërkombëtare.
“Operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të shtetit tonë të cilat rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit dhe ‘e drejta e vetëmbrojtjes legjitime’ e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së”, thuhej në njoftim.
Më herët, presidenti Erdoğan paralajmëroi se pas operacionit në Afrin, do të pasojë Munbixhi./AA/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...