Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar sot se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është “kërcënimi më i madh” për sigurinë në Lindjen e Mesme. Këtë koment, Erdogan e bëri gjatë një bisede telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, sipas një postimi në rrjetet sociale nga Presidenca turke.
Në postimin në X (ish-Tëitter), Presidenca theksoi fjalët e Erdoganit: “Netanyahu ka demonstruar edhe një herë se ai është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit”.
Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan vuri në dukje se ka mbajtur kontakte intensive diplomatike në lidhje me përplasjet e shkaktuara nga sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Ai shtoi se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund spirales së dhunës në rajon.
Erdogan theksoi gjithashtu se sulmet e Izraelit nuk mund të lejohen të errësojnë krizën humanitare dhe gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza. Ai paralajmëroi kundër lejimit që incidentet e fundit të përfshijnë edhe Sirinë, duke theksuar nevojën për de-eskalim dhe stabilitet.
Që kur filloi lufta e Izraelit në Gaza, Presidenti Erdogan ka qenë një nga kritikët më të ashpër dhe më të zëshëm të Izraelit. Ai e ka cilësuar rregullisht Izraelin si një “shtet terrorist” dhe ka krahasuar Kryeministrin Netanyahu me Hitlerin, duke theksuar qasjen e tij të ashpër ndaj situatës në rajon. CNN
/rtsh.al/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...