Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka mirëpritur sulmet ajrore na SHBA, Britania dhe Franca kundër regjimit të Bashar al-Assadit.
“Ne konsiderojmë që operacioni ishte i përshtatshëm”, ka thënë Erdogan në kongresin e gjashtë të partisë AKP, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti ka thënë se ndjeshmëri ndaj sulmeve kimike të regjimit të Assadit duhet të tregohet edhe kur përdoren armët e tjera për të vrarë njerëz të pafajshëm në Siri.
“Po i bëj thirrje tërë botës këtu. Të diskutojmë të ardhmen e të gjitha armëve të shkatërrimit në masë, përfshirë edhe armët kimike dhe atyre konvencionale në detaje.
“Të përdorim të gjitha burimet për hir të njerëzimit në vend se t’i përdorim për projekte bërthamore e armatime konvencionale”.
Erdogan gjithashtu ka thënë se do të jetë në kontakt me udhëheqësit e SHBA-ve dhe Rusisë./Arbresh.info/
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë