Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka firmosur së fundmi një dekret, të botuar në Fletoren Zyrtare, sipas të cilit fshihen të gjitha borxhet për energjinë elektrike dhe gazin natyror të viktimave të tërmetit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan rëndë dhe mesatarisht nga lëkundjet e 6 shkurtit.
Gjithashtu janë hequr edhe procedurat gjyqësore dhe përmbarimore për borxhet e faturës së fshirë. Është vendosur që borxhet e faturave të të prekurve nga tërmeti deri më 6 shkurt të plotësohen nga Ministria e Energjisë dhe Burimeve Natyrore.
Shlyerja e faturave të abonentëve të energjisë elektrike dhe gazit natyror pas datës 6 shkurt është shtyrë deri më 31 maj. Këto fatura do të paguhen me këste të barabarta në 6 muaj, duke filluar nga qershori.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja