Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pritet që së shpejti ta vizitojë Serbinë ose edhe ta ftojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ankara.
“Do të shkoj në Serbi ose do t’i telefonoj Vuçiqit”, ka deklaruar ai.
Erdogan gjatë takimit që ka pasur me përfaqësues të diasporës në Bosnje Hercegovinë ka deklaruar se Turqia nuk dëshiron që Bosnja të ketë konflikte dhe theksoi se do të marrë iniciativën për të zgjidhur problemet.
“Ne nuk duam që Bosnje dhe Hercegovina të kthehet në një zonë influence apo të konflikteve të mëtejshme. Kemi intensifikuar përpjekjet diplomatike pas tensioneve që kërcënojnë integritetin. Si shteti që bisedon me të gjitha palët në Bosnje, kemi marrë iniciativën për zgjidhjen e problemit”, ka deklaruar Erdogan, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv
Pak pas deklaratës së presidentit turk, presidenti i Republikës Sërpska në Bosnje, Milorad Dodik, ka paralajmëruar një takim me Erdogan gjatë ditës së martë.
Sipas Erdoganit, Turqia do të investojë në Bosnje dhe Hercegovinë më shumë se 250 milionë dollarë ndërsa e cilësoi projektin për ndërtimin e hekurudhës Sarajevë-Beograd si projekt paqeje.
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...