Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë bisedës telefonike janë diskutuar çështjet rajonale, në krye me zhvillimet në Mesdheun Lindor, njoftoi Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.
Erdoğan i ka thënë zyrtarit të lartë evropian se Turqia është në favor të një formule e cila do t’i mbronte të drejtat e të gjitha vendeve në Mesdheun Lindor dhe nga e cila do të përfitonin të gjithë, duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë t’i mbrojë të drejtat e tij kundër iniciativave për ta shpërfillur atë.
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...