Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan viziton të hënën Emiratet e Bashkuara Arabe për herë të parë në gati një dekadë, për të ringjallur marrëdhëniet që ishin tensionuar prej kohësh nga mosmarrëveshjet rajonale.
Turqia dhe Emiratet e pasura me naftë kanë mbështetur palët kundërshtare në luftën civile në Libi dhe në një krizë diplomatike të Gjirit, dhe ata janë grindur për çështje të tilla si kërkimi i gazit në Mesdheun lindor, shkruan AFP.
Por këto tensione u zbutën pasi Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed, sundimtari de fakto i Emirateve të Bashkuara Arabe, udhëtoi në Ankara në nëntor, vizita e parë e nivelit të lartë që nga viti 2012, transmeton arbresh.info.
Ai udhëtim “shënoi fillimin e një epoke të re në marrëdhënie,” u tha Erdogan gazetarëve në aeroportin e Stambollit përpara se të nisej për udhëtimin e tij dy-ditor.
“Ne po planifikojmë të ndërmarrim hapa që do t’i kthejnë marrëdhëniet në nivelin që meritojnë,” tha Erdogan, duke shtuar se dialogu dhe bashkëpunimi Turqi-Emiratet e Bashkuara Arabe janë “të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”./arbresh.info/
Roberti flet sërish për Tunën: Është sjellë keq me nënën tim...
Sulm pranë Ngushticës së Hormuzit
OPEC+ njofton për shtimin e prodhimit të naftës pas rritjes ...
Man United fiton derbin e Anglisë ndaj Liverpoolit, blindon ...
Thun shpallet kampion i Zvicrës për herë të parë në histori,...
Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtë...