Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dënuar sulmet e Hamasit si një “përshkallëzim serioz dhe të rëndë”.
Ministria e saj e jashtme tha se ishte “e tmerruar” nga raportet për marrjen e pengjeve.
Ata u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të “de-përshkallëzojnë dhe të shmangin një zgjerim të dhunës së tmerrshme me pasoja tragjike”.
Komuniteti ndërkombëtar “nuk duhet të lejojë që shkatërrimi nihilist të kapërcejë një rajon, njerëzit e të cilit tashmë kanë pësuar mjaft luftë dhe trauma”, tha ministria e Emirateve të Bashkuara, raporton Sky News, përcjell Arbresh.info.
EBA kanë bërë thirrje për një kthim në negociata për një zgjidhje me dy shtete./Arbresh.info./
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...