Kryeminsitri Giuseppe Conte ka thërritur sot pasdite në një mbledhje urgjnete ministrat e tij për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit të çështjes libiane e rrezikut të ndikimit të saj në krizën e emigracionit.
Por preokupimet e Italisë në Libi lidhen dhe me çështjen ekonomike. Shoqëria më e madhe energjitike italiane Eni është e vetmja shoqëri multinacionale e aftë për të prodhuar e nxjerrë naftë e gaz nga territori i Libisë, falë mbi të gjitha marrëveshjeve të arritura me milicitë lokale duke i grantuar sigurinë dhe mbrojtjen.
Aktualisht në Libi ndodhen 350 ushtarë italianë, të cilët që prej janarit të 2018 janë të impenjuar në misionin dypalësh Miasit, me qëllim mbështetjen dhe asistencën e nevojshme ndaj autoriteteve lokale në procesin e stabilizimit të vendit e në kontrollin e luftës kundër trafiqeve ilegale e emigracionit klandestinë.
Dalja jashtë kontrollit e situatës në Libi, preokupon autoritetet italaine për rrëzimin e të gjitha marrëveshjeve të ndërmarra deri më sot me qeverinë e Sarraj në përballimine krizës së emigracionit. Mungesa e kontrollit të kufijve mund të coj në një fluks të ri emigrantësh.
Ministrja italiane e Mbrojtjes Elisabetta Trenta ka deklaruar se “nuk parashikohet asnjë ndërhyrje ushtarake e Italisë në Libi, e se në këtë fazë të situatës, roli i Italisë është të ndihmojë për të lehtësuar procesin e paqes e t’i japë mbështetjen e nevojshme trupave të qeverisë libiane.”
Gjithashtu ministri i Jashtëm italian Enzo Moavero ka informuar mediat italiane se po ndjek me vëmëndje zhvillimin e ngjarjeve në Libi e se ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e OKB për Libinë, Ghassan Salameh.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...