Mediat britanike kanë publikuar një foto të dy emigrantëve që dyshohet se udhëtojnë ilegalisht në një prej autostradave të Anglisë, por që rrugës kanë çarë mushamanë e trailerit për të marrë ajër.
Gazeta “Metro” shkruan se foto është shkrepur në autostradën M25 afër Heathrow, pak ditë para tragjedisë me 39 të vdekur brenda një kamioni në Essex. Dy burrat shihen teksa nxjerrin kokën për të marrë ajër, ndërsa shoferi që udhëtonte krah tyre, që ka shkrepur dhe foton, është tronditur nga ajo që ka parë.
“Ishte në mes të ditës, te mërkurën e kaluar. Ishte një pamje e çuditshme. Ishte e vështirë të thuash sa njerëz ishin brenda, por dukej sikur ishin të shtrënguar fort”, – është shprehur shoferi që ka shkrepur foton. Për këtë foto policia britanike ka nisur hetimet./standard/
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...