Shtëpia e Bardhë ka falënderuar zyrtarisht Elon Musk për përfundimin e misionit të tij në administratën e Donald Trump, ku kishte për detyrë të ulte shpenzimet publike përmes nismës së njohur si DOGE (Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë), shkruan Gazeta Sinjali.
“E falënderojmë për prezantimin e DOGE-it dhe përpjekjet për të zvogëluar shpërdorimet, mashtrimet dhe abuzimin do të vazhdojnë,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, para gazetarëve. Ajo shtoi se sekretarët e kabinetit do të vazhdojnë të punojnë me stafin e DOGE-it në agjencitë federale, në bashkëpunim me zyrtarët politikë të emëruar në këto struktura.
Elon Musk njoftoi largimin e tij të mërkurën, duke deklaruar në rrjetin e tij X se mandati si punonjës i posaçëm qeveritar kishte përfunduar. “Dua të falënderoj Presidentin Donald Trump që më dha mundësinë të zvogëloj shpenzimet e panevojshme,” shkroi Musk, duke shtuar se misioni DOGE “do të forcohet më tej në të ardhmen për t’u bërë një mënyrë jetese në qeveri.”
Zëdhënësja Levitt nuk komentoi mbi kritikat e fundit të Musk ndaj ish-presidentit Trump, duke u përqendruar vetëm te falënderimi për kontributin e tij në përmirësimin e efikasitetit qeveritar.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...