Twitter mund të jetë riemërtuar “X”, por problemet filluan herët për Elon Musk. Shkak? Shenja e shndritshme në zyrat e kompanisë në San Francisko që ai u detyrua ta hiqte.
Autoritetet e San Franciskos njoftuan se pronari i platformës nuk mori asnjë leje për të vendosur tabelën e re në vend të asaj të vjetër me zogun ikonik të Tëitter dhe rrezikoi gjoba të rënda.
Megjithatë, përveç tabelës pa leje, banorët u ankuan tek autoritetet për dritën e fortë që lëshonte tabela dhe nuk i linin të flinin, siç raporton Guardian.
Patricia Wallinga, e cila jeton përballë selisë, tha për CBS se ishte “një rrezik” dhe “një shfaqje klloun”. “Mendova se ishte rrufe dhe isha shumë e hutuar. Shkova te dritarja, shikova përreth, nuk pashë asgjë. Mendova se ndoshta ishte një sirenë policie”.
Avokati George Wolff tha për gazetën se banorët kishin një shans për të miratuar ose refuzuar një zhvillim të tillë, “është shumë, shumë e pamatur për Musk të bëjë gjërat në këtë mënyrë … Thjesht tingëllon sikur ai është thjesht mënyra normale e të bërit biznes. Thyeni gjërat dhe përpiquni t’i rregulloni ato më vonë.”
Si pasojë, sot, videot e publikuara tregojnë se tabela po hiqet nga ndërtesa./abcnews.al
#X #SanFrancisco Breaking: The X sign has been removed. pic.twitter.com/yCRDbnKzwQ
— World Peace Movement (@darren_stallcup) July 31, 2023
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet