Pronari i platformës X, Elon Musk, reagoi ashpër pas kontrollit të zhvilluar një ditë më parë në zyrat e kompanisë në Francë, duke e cilësuar atë si një veprim arbitrar të drejtësisë me motive politike. Përmes një postimi në faqen Global Government Affairs, Musk akuzoi Prokurorinë e Parisit se po kërkon të arrijë “qëllime politike të paligjshme”, duke i dhënë çështjes, sipas tij, publicitet të tepruar.
Nga ana tjetër, autoritetet franceze hodhën poshtë akuzat. Llogaria zyrtare “French Response” e Ministrisë së Jashtme franceze në platformën X i quajti deklaratat e Muskut “teatër politik”, duke sqaruar se hetimet lidhen me përmbajtje të pornografisë me të mitur dhe jo me motive politike.
Prokuroria e Parisit ka thirrur Elon Musk për të dëshmuar më 20 prill, pas nisjes së hetimeve të bazuara në një kallëzim të një deputeti francez. Sipas kallëzimit, algoritme të njëanshme ose keqdashëse në platformën X mund të kenë ndikuar në funksionimin e sistemeve të automatizuara të përpunimit të të dhënave.
Hetimet janë zgjeruar dhe përfshijnë akuza të rënda, si bashkëpunim në posedimin apo shpërndarjen e materialeve pornografike me të mitur, përhapje të tyre nga grupe të organizuara, përmbajtje seksuale deepfake dhe nxitje të mohimit të veprave penale.
Në një deklaratë zyrtare, Prokuroria e Parisit theksoi se hetimi zhvillohet në kuadër të një qasjeje konstruktive, me synimin për të siguruar përputhjen e platformës X me ligjin francez. Kontrolli në terren u krye në praninë e përfaqësuesve të Europol. /Panorama
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...