Prokurorët amerikanë thonë se bosi meksikan i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman i dha një milion dollarë vëllait të presidentit të Hondurasit, një ryshfet që ishte paraparë të arrinte të lideri i vendit.
Akuza u lexua në fillim të gjykimit të vëllait të presidentit Juan Orlando Hernandez në Nju Jork, transmeton portali arbresh.info.
Juan Antonio Hernández u arrestua në një operacion antidrogë në Majami në nëntor.
Presidenti tha se pretendimet ishin “100% të rreme, absurde dhe qesharake”.
Udhëheqësi konservator, i cili gëzon mbështetjen e patundshme të administratës Trump, tha se akuzat ishin “më pak serioze sesa Liza në Botën e Çudirave”.
Në një postim me fjalë të forta, presidenti 50-vjeçar – i cili nuk është akuzuar në këtë çështje – gjithashtu theksoi se prokurori nuk tha që ai kishte marrë paratë që gjoja i ishin dhënë vëllait të tij.
Juan Antonio “Tony” Hernández, 41 vjeç, përballet me katër akuza të ndara, duke përfshirë komplotin e drogës për të importuar kokainë në SHBA dhe vepra për armë. Ai mohon akuzat. Nëse dënohet ai përballet me burg të përjetshëm./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë
71-vjeçarja humb jetën në Greqi pasi u përplas aksidentalish...
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...