Kreu i Agjencisë së Kontrollit të Sëmundjeve Gjermane ka bërë thirrje për masa drastike që të shmanget një valë e tretë e koronavirusit.
Lothar Wieler, drejtori i Institutit Robert Koch kërkoi që qytetarët të frenojnë takimet me familjarët. Mutacioni më infektiv B117, zbuluar së pari në Britani është përgjegjës për 90% të infeksioneve. Shumë pacientë kanë nevojë për trajtim të kujdesit intensiv.
Gjermania rregjistroi 32.5 milionë raste të reja. Shumica e atyre që ishin të infektuar ishin në grupmoshën 15 deri 49 vjeç. Pothuajse 80,000 njerëz në Gjermani kanë vdekur nga virusi.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn në një konferencë shtypi në Berlin deklaroi se ata mbështesnin propozimin e Angela Merkel për një shtetrrethim natën për të frenuar pandeminë.
Programi i vaksinimeve tanimë po e rrit ritmin. Çdo ditë po bëhen 500,000 dhe 700,000 vaksinime dhe 17.6% e gjermanëve kanë marrë dozën e tyre të parë. Testimi i detyrueshëm do të futet gjithashtu në shkolla nga java tjetër. /tvklan/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...