Njerëzit në të gjithë Azinë po dëshmojnë një eklips diellor unazor, i cili njihet edhe si një “unazë zjarri”.
Turmat janë mbledhur për të parë fenomenin natyror në një numër vendesh, përfshirë Sri Lankën, Indonezinë, Indinë dhe Arabinë Saudite, transmeton portali arbresh.info.

Në një eklips unazor, Hëna mbulon qendrën e Diellit, duke dhënë pamjen e një unaze të ndritshme.
Zakonisht ka dy eklipse diellore në Tokë çdo vit, dhe ato ndodhin vetëm kur Toka është plotësisht ose pjesërisht në hijen e Hënës.

Eklipsi i mëparshëm diellor ishte më 2 korrik dhe ishte i dukshëm pothuajse ekskluzivisht mbi Amerikën e Jugut.
Eklipsi tjetër i plotë diellor do të jetë më 14 dhjetor 2020, dhe do të jetë i dukshëm në të gjithë pjesët e Kilit jugor dhe Argjentinës, si dhe Afrikën Jugperëndimore dhe Antarktidë./arbresh.info/

18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...