Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mund të shkojë këtë javë në Kinë për ta hetuar origjinën e pandemisë COVID-19, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.
“Grupi i ekspertëve të OBSH-së do të vizitojë Kinën më 14 janar për të kryer kërkime të përbashkëta shkencore me shkencëtarët kinezë për sa i përket gjurmimit të virusit”, njofton deklarata.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, javën e kaluar, OBSH tha se Kina bllokoi ardhjen ekipit të ekspertëve globalë pasi lejet e nevojshme për të hyrë në vend nuk ishin miratuar.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanaom Ghebreyesus pati thënë se ishte “shumë i zhgënjyer”.
Për muaj me radhë, zyrtarët e organizatës kishin negociuar me Pekinin për të lejuar hyrjen e një ekipi shkencëtarësh në vendet kryesore për të hetuar origjinën e virusit – që u zbulua së pari në Wuhan në muajin dhjetor të vitit 2019. /Telegrafi/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...