Zëvendëskryeministri tajlandez ka thënë se është optimist që një grup i futbollistëve të rinj që janë bllokuar brenda një shpelle janë ende gjallë, në kohën kur kërkimet kanë hyrë në ditën e tretë.
Djemtë të moshës mes 11 dhe 16, dhe trajneri i tyre hynë në shpellën e provincës Chiang Rai, transmeton portali arbresh.info.
Zhytësit e marinës rinisën sot përpjekjet për t’i gjetur ata, pasi rritja e nivelit të ujit ndaloi kërkimet.

Ata thuhet se kanë gjetur gjurmë të freskëta brenda kompleksit të shpellës, duke ngritur shpresat për sigurinë e grupit.
Korrespondenti i BBC-së që gjendet atje Jonathan Haad, tha se autoritetet kanë filluar të pompojnë basenet jashtë shpellës, në përpjekje për të ulur nivelet e ujit.
Reshjet e vazhdueshme po pengojnë këto përpjekje, thotë korrespondenti.

“Jemi akoma optimist se të gjithë janë gjallë”, tha të martën zëvendëskryeministri Prawit Wongsuwon.
“Edhe pse nuk kanë gjë për të ngrënë, ata duhet të kenë ujë për të pirë”.
Shpella Tham Luang Nang Non është një tërheqje turistike e cila është e gjatë shumë kilometra nëntokë./Arbresh.info/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...