Egjipti po kërkon të fitojë mbështetjen e kombeve arabe për një forcë arabe të ngjashme me NATO-n, e cila do të mbrojë vendet arabe që përballen me sulme, raporton gazeta libaneze Al-Akhbar, duke cituar një zyrtar të paemërtuar në Kajro.
Raporti thekson se propozimi u bë fillimisht rreth nëntë vjet më parë, por nuk avancoi. Ndërsa raporti nuk e thotë hapur, ai sugjeron se sulmi i fundit i Izraelit ndaj udhëheqësve të Hamas-it në Katar i ka dhënë shtysë të re kësaj iniciative, shkruajnë mediat izraelite.
Sipas këtij raporti, Egjipti po propozon të përfshijë rreth 20,000 personel ushtarak të vet në forcë dhe po punon për të zhvilluar mekanizmin se si një forcë e tillë do të aktivizohet, “duke e lejuar atë të përdoret kur është e nevojshme dhe duke e formuar në një mënyrë të përshtatshme me popullsitë e vendeve arabe dhe forcat e tyre të armatosura, duke marrë parasysh ekuilibrat rajonalë dhe politikë në formim, qoftë në aspektin e përfshirjes së personelit ushtarak nga vende si Maroku dhe Algjeria, apo ndarjen e pozicioneve të komandës”, sipas zyrtarit.
“Kajro dëshiron të mbajë pozicionin e parë të komandës, ndërsa t’ia japë të dytin Arabisë Saudite ose njërit nga shtetet e Gjirit”, shtoi ai.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...