Dëshmitarët okularë thonë se muri i ri është rreth 8 metra larg murit tjetër të betonit në zonën kufitare.
Egjipti së fundmi ka filluar ndërtimin e një muri prej çeliku përgjatë kufirit të tij 14 kilometërsh me Gazën.
Dëshmitarët okularë për Anadolu Agency (AA) thonë se ushtria egjiptiane filloi ndërtimin e një muri të lartë 7 metra përgjatë kufirit me Gazan i cili do të pajiset me sensorë elektronikë.
Dëshmitarët gjithashtu thonë se 1 kilometër i murit është ndërtuar nga pjesa lidore e Karam Abu Salem.
Ndërtimi i murit bëhet paralelisht me një mur të betonit, ndërtimi i të cilit filloi në muajin shkurt dhe pothuajse gjysma e tij ka përfunduar.
Të dy muret janë brenda territorit të Egjiptit dhe hapësira midis tyre nuk është më shumë se 8 metra, thonë dëshmitarët okularë.
Ministria e Punëve të Brendshme me seli në Gazë, nën kontrollin e grupit Hamas që nga viti 2007, nuk ka komentuar ende mbi zhvillimin.
Gjithashtu, asnjë deklaratë nuk është lëshuar për çështjen e ndërtimit nga autoritetet egjiptiane.
Që nga viti 2013, autoritetet egjiptiane shkatërruan të gjitha tunelet midis Gazës dhe Egjiptit. Përveç kësaj, u krijua një zonë tampon në zonat kufitare me Gazën.
Që nga viti 2007, u arritën disa dakordime midis Hamasit dhe autoriteteve egjiptiane të sigurimit për të kontrolluar zonën kufitare dhe për të parandaluar çdo përpjekje të infiltrimit.
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protest...