Suedia sot u bë vendi i radhës që ndërpret përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të AstraZeneca.
Edhe pse kompania dhe rregullatorët ndërkombëtarë vazhdojnë të thonë se vaksina është e sigurt, dhe shumë vende gjetkë në botë po ecin përpara me fushatat e tyre të vaksinimit, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë është bërë e ditur se Agjencia Evropiane e Barnave planifikon të takohet të enjten për të shqyrtuar gjetjet e ekspertëve mbi vaksinën dhe të vendosë nëse duhet ndërmarrë ndonjë veprim.
Agjencia deri më tani ka thënë se përfitimet e marrjes së vaksinës tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore.
Dhe Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik tha të martën se do të ndërpresë përdorimin e vaksinës AstraZeneca në pritje të rezultateve të takimit të EMA.
Ndryshe, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja ishin midis vendeve që pezulluan përdorimin e vaksinës të hënën. / arbresh.info/
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë